Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Manaj protagonist te Barcelona B, nuk shënon 2 metra me portën

schedule18:28 - 17 Janar, 2021

schedule 18:28 - 17 Janar, 2021

Barcelona B kishte një ndeshje të rëndësishme kundër kryesuesve të grupit, Gimnastic. Në fund humbi me rezultatin 3-1 dhe katalanasit renditen në vendin e tretë.

Rey Manaj ishte titullar në këtë përballje dhe nuk ia doli dot të shënonte gol, edhe pse kishte një mundësi shumë të mirë në fillim të pjesës së dytë.

Lushnjari kishte mundësinë ta çonte rezultatin e ndeshjes 3-2, kur luhej minuta e 52-të e takimit dhe kështu ta fuste sërish në lojë Barcelonën B për të mos dalë pa pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!