Rey Manaj ka arritur të shënojë një gol të bukur për Spezian në ndeshjen që po luan kundër Cagliarit.
Sulmuesi shqiptarë kontrollon bukur një pasim të fortë nga Viktor Kovalenko brenda zonës, gjuan fort për të tundur rrjetën dhe për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin e dyfishtë, pas 6 minutash lojë që u aktivizua nga trajneri.
Ky ishte goli i katërt në Serinë A me fanellën e Spezias për sulmuesin 25-vjeçar, i cili është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra italiane.
/f.a/abcnews.al