Rey Manaj këtë sezon ka arritur të jetë në formë shumë të mirë dhe të jetë golashënuesi më i mirë i Barcelona B. Sulmuesi nuk e nisi nga minuta e parë ndeshjen e sotme ndaj Villarreal B, por u aktivizua në pjesën e dytë.
Megjithatë, ai diti të jetë protagonist dhe tundi rrjetën në minutën e 67, duke fiksuar shifrat momentale në 1-4. Sulmuesi shfrytëzoi në maksimum një vertikalizim të Konrad dhe lëshoi një goditje të pakapshme për portierin.
Ky ishte goli i 12 në këtë sezon për lushnjarin, që në verë pritet të largohet nga Barcelona dhe me formën e treguar pritet të përfundojë në një nga 5 ligat më të forta në planet. /abcnews.al
12ème but de la saison pour Rey Manaj ?? https://t.co/SvqKVm3VRT
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 9, 2021