Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Makineria e Bielsas perfekte, Leeds “çmonton” Spurs dhe i lë jashtë Europës

schedule15:29 - 8 Maj, 2021

schedule 15:29 - 8 Maj, 2021

Leeds United tregoi edhe një herë sot se është një skuadër e fortë dhe mund t’i bëjë ballë çdo kundërshtari. Në anën tjetër sot ishte Tottenham dhe djemtë e Bielsas fituan me shifrat 3-1.

Leeds kaloi e ara në avantazh me Dallas në minutën e 13. Spurs u rikthyen në lojë pas një kombinimi të jashtëzakonshëm mes Alli dhe Son, me këtë të fundit që tundi rrjetën.

Leeds u rikthye në avantazh brenda pjesës së parë. Në minutën e 42 Bamford tundi rrjetën pas asistit të Ezgjan Alioski. Në minutën e 84-t Rodrigo tundi rrjetën dhe vulosi fitoren 3-1 të Leeds United.

Me këtë rezultat Tottenham humb terren dhe tashmë një vend në Europa Legaue nuk është më në dorë të tyre. Leeds mban vendin e 9 me 50 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!