VIDEO/ Makinat “copë copë”, dalin pamjet nga aksidenti që i mori jetën policit në Fier

schedule23:56 - 19 Mars, 2023

schedule 23:56 - 19 Mars, 2023

 

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Patos – Fier”, ku një mjet tip “Opel” u përplas me një mjet tip “Benz”.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën 58-vjeçari, Agron Saba, i cili ishte punonjës policie në Patos.

Mësohet se 58-vjeçari ishte me makinën e tij personale dhe se ishte jashtë orarit të punës.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se përplasja ka qenë mjaft e rëndë dhe dëmet e automjeteve janë të mëdha.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.r.t/abcnews.al