Një automjet është përplasur me portat e jashtme të Downing Street, pak momente më parë, shkruan BBC.
Policia ka arrestuar menjëherë shoferin, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Kryeministri britanik Rishi Sunak ishte në Downing Street në kohën kur ndodhi incidenti, por me pas u largua për një vizitë që kishte planifikuar.
Kujtojmë që Downing Street ka një mbrojtje të madhe. Rruga e cila dikur ishte hapur plotësisht për publikun, nga viti 1970 u mbyll për automjetet, ndërsa siguria u shtua akoma edhe më tepër në vitet 80 dhe 90.
Tani, lejohen vetëm vizitore të autorizua, ndërsa këta të fundit duhet të kalojnë në dy pika kontrolli./abcnews.al