Makina përplas për vdekje 42 vjeçarin me biçikletë

schedule12:49 - 20 Shkurt, 2018

schedule 12:49 - 20 Shkurt, 2018

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë u përplas për vdekje nga një makinë tip Benz. Ngjarja ndodhi në Lushnjë, në një rrugë pranë fshatit Fier i Ri.

Nuk mund ta besoj që trupi i pajetë i njeriut të saj dergjet aty në tokë mbuluar me një batanije. Jeta e tij u shua sapo doli nga lokali në anë të rrugës.

Por policët presin sipas procedurave mjetin e ekspertizës ligjore si dhe autombulancën. Minutat këtu janë orë për dikë që i është vrarë familjari. Ata kërkojnë dërgimin e tij në spital, por fatkeqësisht çdo gjë kishte marrë fund.

42 vjeçari Agron Sema nga Rrupaj i Lushnjës i aksidentua këtu në Fier të Ri të Krutjes.

Një makinë tip benz që drejtohej nga Serjan Arapi 32 vjeç e përplasi sapo doli nga lokali dhe mori biçikletën.

Kishte ecur vetëm pak metra në drejtim të rrugës Pushim i Shoferit- Fiershegan kur trupi i  viktimës përfundoi në pjesën e pasme të një mjeti të parkuar.

Ai vdiq në vend pa asnjë mundësi shpëtimi, kurse policia ndaloi 31 vjeçarin për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet.

/abcnews.al