Video/ Makina përfundon në një kanal në Vlorë

schedule20:19 - 30 Janar, 2018

schedule 20:19 - 30 Janar, 2018

Dy persona mbetën të plagosur rëndë në një aksident rrugor në aksin e vjetër nacional Vlorë – Fier.

Një mjet me targa greke dyshohet se ka humbur kontrollin dhe pasi doli nga rruga përfundoi në kanal.

Dy të dëmtuarit janë nën kujdesin e mjekëve të Vlorës dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Shkak i aksidentit mendohet shpejtësia tej normave të lejuara, mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!