Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Fitore.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal e si pasojë ka mbetur i dëmtuar një person. Ky i fundit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2022, rreth orës 18:00, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bishan, shtetasi A. T., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al