Një makinë e policisë rrugore është përfshirë në një aksident këtë të hënë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 8. Sipas të dhënave paraprake nga policia e kryeqytetit mësohet se shoferi, punonjës policie ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u dëmtuar.
Raportohet se në automjet ishin dy punonjës të policisë rrugore të sektorit të linjave Tiranë. Asnjëri prej tyre nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa në vendngjarje siç duket dhe nga video e siguruar nga ABC News është ngritur grupi hetimor për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al

