Një aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 15.00, në një fshat në Adriatik të Kurbinit. Një makinë doli nga rruga e pasi u përplas me një zetor, u përmbys në kanal.
Policia shkoi në vendngjarje dhe me anë të një vinçi, nxorri makinën, bashkë me personat që ishin brenda. Një orë më vonë u konfirmua vdekja e tre të rinjve, Simon Kaza, 20 vjeç, nga Adriatiku, Jul Maxhni, 22 vjeç, nga Tirana, Bert Marku, 17 vjeç, nga Adriatiku.
Sipas policisë, mjeti tip Lancia me targë AA 389 MO , ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës. Grupi hetimor po vazhdon hetimet, për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se të rinjtë që udhëtonin në makinë, kanë pirë në një lokal në zonën e Adriatikut të Kurbinit, para se të ndodhte aksidenti.
Informacioni i policisë
Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip “Lancia” me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al