VIDEO/ Mainz surprizon Leipzig, Freiburg e Gladbach ndajnë pikët, Union Berlin shkon në 12 humbje radhazi

schedule19:14 - 4 Nëntor, 2023

schedule 19:14 - 4 Nëntor, 2023

Përveç sfidës, Hoffenheim-Bayer Leverkusen, mesditën e kësaj të shtune u zhvilluan edhe 4 sfida të tjera, të vlefshme për javën e 10 të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku nuk kanë munguar as surprizat.

Kështu, në “Mewa Arena”, vendasit e Mainz kanë shtangur “demat” e RB Leipzig, teksa i kanë mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër, 2 me 0. Golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë të sfidës, ku fillimisht shënoi Lee Jae-Sung, në minutën e 76’ e më pas Barreiro dyfishoi shifrat në minutën e 80’ për të siguruar fitoren e vendasve.

Në “Stadion An der Alten Forsterei”, skuadra e Union Berlin është “prezantuar” me humbjen e 12-të radhazi, humbje e cila kësaj here erdhi nga “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, me rezultatin e thellë 0 me 3. Një dopietë e Marmoush, në minutat 2’ e 14’, si dhe një gol i Nacho, në minutën e 82’-të mjaftoi, për të vijuar edhe me tej krizën që ka kapluar skuadrën gjermane.

Ndërkaq, dy sfidat e tjera, Freiburg-Borussia Monchengladbach e Koln-Ausgburg janë mbyllur në barazim, me të parën që përfundoi me rezultatin spektakolar, 3 me 3, ndërsa sfida në Kolnu mbyll me rezultatin, 1 me 1.

Falë këtyre rezultateve, “demat” e Leipzig mbesin në vendin e 5-të me 20 pikë, Frankfurt ngjitet në vendin e 7 me 17 pikë, Freiburg mbesin në vendin e 8 me 14 pikë, ndërsa Augsburg, Borussia Monchengladbach, Union Berlin, Mainz e Koln pozicionohen respektivisht në vendet, 10, 11, 16, 17 e 18 me nga 12, 10, 6, 6 e 5 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT

Mainz 2 – 0 RB Leipzig 

Union Berlin 0 – 3 Eintracht Frankfurt

Freiburg 3 – 3 Borussia Monchengladbach

Koln 1 – 1 Augsburg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!