VIDEO/ Maguire skandaloz. Eriksen ndëshkon Anglinë! Dy gola në Itali-Holandë

schedule21:39 - 14 Tetor, 2020

schedule 21:39 - 14 Tetor, 2020

Itali-Holandë është një nga sfidat më të bukura të mbrëmjes së sotme në Nations League. 45 minutat e para të sfidës që po luhet në stadiumin e Bergamos, kanë dhuruar dy gola.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të. Asist fantastik i Nicolo Barella dhe finalizim i Lorenzo Pellegrinit, mesfushorit të Romës.

 

“Tulipanët” nuk u demoralizuan dhe rikthyen baraspeshën nëntë minuta më pas. Aksion i bukur i Holandës dhe rrjetë e Donny Van De Beek. Për t’u theksuar edhe lëvizja fantastik e Memphis Depay.

 

Anglia arriti një fitore shumë të rëndësishme tre ditë më parë ndaj Belgjikës. Djemtë e Southgate mposhtën 2-1 në shtëpi “Djajtë e Kuq”, teksa sonte po luajnë sërish në fushën e tyre ndaj Danimarkës.

 

Sfida nisi keq për “Tre Luantë”, të cilët mbetën me një lojtar më pak pas gjysmë ore lojë. Harry Maguire mori kartonin e dytë të verdhë, duke e mbyllur sfidën përpara kohe.

Vikingët përfituan dhe tre minuta më pas fituan një penallti. Ekzekutimin e mori përsipër Christian Eriksen, i cili nuk gaboi përballë Jordan Pickford, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!