Manchester United mori një fitore të rëndësishëm në garën për një vend ne top-katërshe në Premier League, pasi mposhti me shifrat 3-2 Norwich e Milot Rashicës, një ndeshje ku Cristiano Ronaldo shënoi hat-trick.
Por një tjetër detaj ka rënë në sy të ndjekësve në këtë takim. Kapiteni Harry Maguire mesa duket është lojtari më i “mallkuar” që kur ka arritur në “Old Trafford”.
Tashmë edhe shokët e skuadrës nuk besojnë më tek kapiteni i tyre dhe kjo dukej në rastet kur portieri De Gea kishte mundësi për të pasuar topin te këmbën e anglezin, por gjithmonë preferonte të bënte më të vështirën.
Në një situatë, De Gea madje e nxori topin jashtë edhe pse e pa se Maguire ishte totalisht i lirë, por padyshim ishte më e sigurt për të që ta nxirrte topin jashtë fushës sesa në këmbët e kapitenit.
Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet, teksa është shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjetet sociale, me Maguire që duket se ka kundër të gjithë, pasi veprimet e tij kanë bërë që tashmë të kthehet në një të padëshiruar.
David De Gea gets a back pass, turns around and sees maguire and says “nah” turns again and play the ball away. That was a very wise decision ✅ pic.twitter.com/VFGWlsQrag
— valentine (@zubival) April 16, 2022
/f.a/abcnews.al