Fituesi i “Topit të Artë”, Luka Modric, është padiskutim një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij. Kroati është titullar i padiskutueshëm si te Real Madrid, ashtu dhe te kombëtarja e Kroacisë. Sot, në takimin kundër Hungarisë, Modric shënoi një supergol, duke kaluar në avantazh ballkanasit.
Kapitenit kroat i mjaftuan vetëm 5 minuta për të gjetur rrugën e golit. Me zgjuarsinë e tij, Modric vjedh një top në mesfushë dhe nis slalomin e tij. Edhe pse në një moshë të madhe, shtatshkurtri vrapon më shpejt se të gjithë dhe e sheh veten përballë portierit. Me një qetësi të jashtëzakonshme, Modric arrin të shënojë, për t’i hapur udhë suksesit të kroatëve./abcnews.al