VIDEO/ “Magjia” De Rossi vazhdon, Roma triumfon “betejën” e “San Siro” ndaj Milan

schedule23:01 - 11 Prill, 2024

schedule 23:01 - 11 Prill, 2024

Duket se “magjia” e ardhjes së tij, ende nuk e ka humbur efektin, me “Verdhekuqtë” e Roma-s, që kanë arritur një tjetër fitore mbrëmjen e kësaj të enjteje, kësaj radhe ndaj një kundërshtari tejet të vështirë, si “Djajtë” e Milan, teksa i kanë mundur këta të fundit, në “San Siro”, me rezultatin minimal, 0 me 1, në sfidën e parë çerekfinale, të Europa League .

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 17’-të, të saj, ku ashtu, si në “Derbin e Kryeqytetit”, ndaj Lazio, protagonist ishte “shtatlarti” i mbrojtjes, Gianluca Mancini, i cili kërceu më lart se të tjerët, për të kapur bukur me kokë, një krosim të Paulo Dybala, nga goditja e këndit, gol ky që mjaftoi për të afruar me kualifikimin e madh, në fazën tjetër.

Sa i përket kualifikimin, gjithçka do të vendoset mbrëmjen e së enjtes, së ardhshme, me “Verdhekuqtë”, që kësaj herë do të presin në “ferrin” e “Stadio Olimpico”, “Djajtë” e Milan, në një përballje që pritet të jetë jo pak e zjarrtë dhe e luftuar, mirëpo mes mijëra tifozëve vështirë se djemtë e Stefano Pioli do të kenë ndonjë shans. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Gianluca Mancini, 0-1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!