Lyon u mjaftua me një gol për t’u larguar me tre pikë nga fusha e Angers. Ekipi i Rudi Garcia triumfoi 0-1 dhe tani është ngjitur në vend të dytë të kampionatit francez.
20 pikë numërojnë Les Gones pas javës së 11-të, katër më pak se PSG i vendit të parë. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, edhe pse u dominua nga ekipi vendas.
Angers vazhdoi të luante mirë edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, dominoi kundërshtarët, por golin e gjeti Lyon 12 minuta përpara fundit të takimit.
Victoire difficile mais précieuse à Angers !
La bonne dynamique continue ??? #SCOOL 0-1 pic.twitter.com/r1IaLJp06L— Olympique Lyonnais (@OL) November 22, 2020
Tino Kadewere shfrytëzoi një asist të mbrojtësit Dubois dhe ia doli ta dërgonte topin në rrjetë, duke i dhuruar tre pikë tepër të rëndësishme skuadrës së tij. /abcnews.al