“Verdhezinjve” të Borussia Dortmund u kanë mjaftuar vetëm 7 minuta për të zhbllokuar supersfidën e mesditës në futbollin gjerman ndaj Union Berlin, mirëpo kjo përballje duket se do të prodhojë një “lumë” golash.
Në minutën e 7′, “bomberi” gjerman, Niclas Fullkrug përfiton nga një “rrëmujë” e krijuar në zonën kundërshtare dhe me një goditje me “fat” drejt portës së Ronnow ndëshkon këtë të fundit, duke e çuar rezultatin në 1 me 0.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm 2 minuta më vonë, nga një “rrëmujë” në zonë, kësaj radhe përfitojnë miqtë e Union Berlin, me anësorin Robin Gosens, që çon topin në rrjetë, duke e vendosur menjëherë baraspeshën. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Niclas Fullkrug, 1-0:
Goli i Robin Gosens, 1-1: