Romelu Lukaku ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Interin në takimin kundër Cagliarit, i vlefshëm për Kupën e Italisë.
Para fillimit të takimit, mendohej se Romelu do të lihej pushim, por Conte vendosi ta aktivizojë si titullar dhe Lukaku shënoi që në sekondat e para golin e tij të parë të sfidës.
Ndërsa në minutën e 49-të, shënoi dhe golin e tij të dytë personal, falë një goditje të shkëlqyer me kokë. Pasi topi goditi traversën e Cagliarit, u ndal në rrjetë. Belgu ka shënuar 4 gola në 3 takime deri më tani në vitin 2020./abcnews.al