VIDEO/ Lukaku i njëjtë edhe në Londër, ndëshkon Arsenalin në debutim

schedule17:41 - 22 Gusht, 2021

schedule 17:41 - 22 Gusht, 2021

Romelu Lukaku është i njëjti edhe në këtë sezon të ri, të cilin tashmë e luan në Angli në ngjyrat e Chelsea. Sot ai ka zbritur në fushë për herë të parë në këtë rikthim ë Londër dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë.

Luhet për javën e dytë të Premier League dhe përballë janë londinezët e tjerë të Arsenal. Ishte pikërisht Lukaku, i cili hapi sfidën në minutën e 15, duke shënuar për Chelsea, pas një aksioni të nisur pikërisht nga ai vetë.

Goli i parë për belgun me fanellën e Chelsea në rikthim dhe me formën që ka, me siguri do pasohet edhe nga shumë të tjerë. Jo më kot u shpenzuan 115 milionë euro për ta rikthyer në Londër. /abcnews.al

https://streamable.com/mr1g1s

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!