VIDEO | Luka Doncic në histori, thyen rekordin e Jordan

schedule14:16 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 14:16 - 29 Dhjetor, 2019

Luka Doncic bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer në basketbollin amerikan, duke barazuar një rekord të legjendës Michael Jordan. Ylli nga Sllovenia ndihmoi Dallas Mavericks të fitonte në fushën e Golden State Warriors.

Përballë nuk kishte kampionët e dikurshëm, por kjo nuk ia ul vlerën asaj që bëri. Luka Doncic, tani vonë i kthyer nga dëmtimi, ndërpreu serinë prej 4 fitoresh radhazi të Golden State Warriors, duke u barazuar me një legjendë të madhe.

Ai u bë më i riu lojtar në historinë e NBA-së që realizon të paktën 30 pikë e 15 asiste, në më shumë se një ndeshje të sezonit. Doncic është 20 vjeç e 304 ditë dhe në fushën e Golden State shënoi 31 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 15 asiste.

E gjitha kjo në vetëm 30 minuta në parket, ndërsa bëri edhe dy vjedhje topash. Rekordin më parë e mbante “Madhëria e tij”, Michael Jordan. Për sllovenin kjo ishte ndeshja e dytë pas rikthimit nga dëmtimi. Gjithçka e nisi aty ku e la, duke mos pasur nevojë për shumë kohë për të fituar ritmin.

Dallas Mavericks fitoi jashtë fushe me shifrat bindëse 141-121, ndërsa Doncic regjistroi për të nëntën herë këtë sezon “triple double”.  Skuadra e tij ka 12 fitore e 3 humbje jashtë fushe, duke qenë e treta më e mirë e sezonit pas Los Angeles Lakers, që kanë bilancin 15-3, dhe Milwaukee Bucks 13-3.

Slloveni u ndihmua nga Tim Hardaway Jr. me 25 pikë dhe letonezi Kristaps Porzingis me 18 pikë, 7 topa në tabela dhe 4 bllokime gjuajtjesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!