“Blejnë avionë dhe nuk na japin pagat”, kjo fjali e Luis Alberto të Lazios bëri bujë në mediat italiane. Mesfushori spanjoll, teksa luante FIFA dhe ishte “live” në Twitch, zbuloi se në klubin e tij kishte probleme me pagesat, pavarësisht se presidenti Claudio Lotito kohët e fundit kishte blerë avion.
Ajo që ndodhi nuk u prit mirë nga tifozët në rrjetet sociale dhe komentet ishin të shumta ndërkohë që më pas vetë mesfushori kërkoi falje dhe theksoi se nuk ishte momenti i duhur për ta shprehur diçka të tillë.
#Lotito pilota d'aereo. Grandissimo #MaxGiusti #TayaranJet pic.twitter.com/uUd8txUndm
— Adriano Fioravanti (@Adriauss) November 15, 2020
Gjithashtu ai premtoi se do të jepte maksimumin për Lazion në vazhdim. Luis Alberto ndërkohë ka frymëzuar aktorin nga Roma, Max Giusti, të imitojë presidentin Lotito, duke drejtuar një avion Boeing 737 Classic. Video e tij është bërë virale në rrjetet sociale. /abcnews.al