VIDEO/ Luanesha “afeksionohet” pas djalit të vogël

schedule10:15 - 13 Janar, 2023

schedule 10:15 - 13 Janar, 2023

Një luaneshë u përpoq të hante një djal të vogël, i cili u ul pranë saj në anën tjetër të xhamit në një kopsht zoologjik në kinë.

Videoja, e realizuar në kopshtin zoologjik Shenyang në provincën Liaoning, Kinë, tregon të voglin të ulur me shpinë ndaj një çifti luanësh të rritur.

Në sfond, luanesha duket mjaft e “afeksionuar” pas tij duke u përpjekur të depërtojë përmes xhamit.

Papritur, ajo ngre putrat e saj, me madhësi sa koka e vogëlushit, në përpjekje për ta rrëmbyer “si ushqim”.

Macja e madhe më pas hap nofullën sa më gjerë që të jetë e mundur, duke shpresuar që të kafshojë djalin.

Gjatë gjithë kohës, i vogli qëndron përballë pa vetëdije për përpjekjen e luaneshës për ta ngrënë.

Nëna e tij, e cila po e filmon shikon sesi djali i saj i afrohet pa frikë kafazit të qelqit dhe i vendos dorën përballë luaneshës.

Në mënyrë të mrekullueshme, luanesha më pas duket se e sheh djalin si mik dhe jo si pre dhe fillon të lëpijë xhamin ku ai kishte vënë dorën.

Ajo madje përpiqet ta nuhasë djalin përmes kafazit, me sa duket duke u përpjekur të kuptojë nëse fëmija është ushqim apo lodër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!