Interi mori sot një fitore tenistike ndaj Crotones me shifrat e thella 6-2. Përtej triumfit të lehtë, gjatë ndeshjes trajneri i zikaltërve, Antonio Conte është dukur shumë i ingranuar gjatë 90 minutave dhe i acaruar në disa momente.
Në një video të publikuar nga mediet italiane ai shihet, teksa i acarohet keq Arturo Vidal, duke shkuar edhe në përdorimin e fjalëve banale.
“Arturo, luaj dhe mos na çaj tr**pin”, dëgjohet të shprehet Conte ndaj mesfushorit. Ndërkohë pas ndeshjes trajneri i shpreh se mesfushori duhet të punojë akoma më shumë sepse nuk e ka të sigurt vendin në formacion.
“Ai (Vidal) mund të përmirësohet shumë. Sigurisht që duhet të punojë, të mbajë kokën ulur sepse askush nuk e ka të sigurt vendin në këtë ekip. Arturo duhet të provojë se e meriton të luajë dhe të bëjë shumë herë më mirë nga se po bën”, u shpreh trajneri pas sfidës. /abcnews.al