VIDEO/ “Los Colchoneros” ngecin në Gllasgou, Porto fiton me “poker” ndaj skuadrës së Mujës

schedule23:27 - 25 Tetor, 2023

schedule 23:27 - 25 Tetor, 2023

Spektakël ka dhuruar mbrëmja e fundit e raundit të 3-të, të fazës së grupeve, të UEFA Champions League, teksa në vetëm 2 përballje, atë Celtic-Atletico Madrid e Antwerp-Poro janë shënuar plot 9 gola.

Kështu, në “Bosuilstadio” të Antuerpit, “dragonjtë” e Porto kanë mundur me “poker”, skuadrën e “legjionarit” të Kombëtares, Arbnor Muja, pavarësisht avantazhit të siguruar në pjesën e parë, nga goli i Alhassan Yusuf, në minutën e 37’. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Evanilson me një tripletë në minutat 46’, 69’ e 84’, si dhe një gol i kanadezit Stephen Eustaquio në minutën e 54’-t vendosën fitoren e thellë, 1 me 4 të portugezëve.

Në krahun tjetër, në “Celtic Park”, skocezët e Celitc kanë dhuruar surprizën e mbrëmjes, teksa kanë arritur të ndalin, “bardhekuqtë” e Atletico Madrid, duke i mbyllur 90 minutat e rregullta, me rezultatin 2 me 2. Për vendasit golat erdhën nga Furuhashi e Luis Palma, në minutat 4’ e 28’ të pjesës së parë, ndërsa francezi Antoine Griezmann, në mintuën e 25’-të e Alvaro Morata, në minutën e 53’-të vendosën barazimin përfundimtar në transfertën skoceze.

Përsa i përket pikëve, Porto ngjitet në vendin e 2-të të grupit H, me 6 pikë, 3 më pak se Barça kryesuese dhe 3 më shumë se Shakhtar Donetsk i vendit të 3-të, ndërsa Antwerp renditet në vendin e fundit me 0 pikë. Ndërkaq, në grupin E, Atletico Madrid zbret në vendin e 2-të me 5 pikë, 1 më pak se Feyenoord i vendit të parë. Në vendin e 3-të ndodhet Lazio me 4 pikë, ndërsa Celtic është në fundin e tabelës, me vetëm 1 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Celtic 2 – 2 Atletico Madrid

Antwerp 1 – 4 Porto

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!