VIDEO/ Lookman sërish “hero”, Nigeria kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës

schedule22:16 - 2 Shkurt, 2024

schedule 22:16 - 2 Shkurt, 2024

Sërish Ademola Lookman vendimtar te Nigeria. Pasi i dhuroi fitoren 2-0 ndaj Kamerunit me golat e tij, sulmuesi i Atalantës vendosi sfidën ndaj Angolës me golin e radhës. Duke kualifikuar “Super Shqiponjat” në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Nigeria triumfoi 1-0 falë golit të 26-vjeçarit në fundin e pjesës së parë, gol ku pati merita të mëdha Moses Simon. Lojtari i Nantes në Ligue 1, “shpërtheu” në krahun e majtë dhe u treguar altruist. Me Lookman që shndërroi në gol pasimin “e artë”.

Rrjetën e gjeti edhe Victor Osimhen çerek ore përpara fundit, por VAR-i anuloi golin e dytë të Nigerisë, Kombëtare kjo që do të përballet për një biletë në finalen e madhe kundër fituesit të çiftit Kepi i Gjelbërt-Afrika e Jugut. /i.m /abcnews.al

PËRMBLEDHJA E NDESHJES: