VIDEO/ Lokomotiva “ringjallet” në Split, traversa mohon eurogolin e Kallakut

schedule23:33 - 30 Janar, 2021

schedule 23:33 - 30 Janar, 2021

Lokomotiva e Zagrebit po vuan këtë sezon, por sot ia doli të siguronte një fitore të madhe në fushën e Hajdukut të Spliti, duke lënë vendin e fundit në renditje.

Miqtë nga kryeqyteti fituan 0-1 në Split. Golin e fitoren e realizoi Oliver Petrak në minutën e katërt. Sherif Kallaku e nisi sfidën si titullar me Lokomotivën dhe u aktivizua për 75 minuta.

Fantazisti i kombëtares kuqezi, ishte shumë afër golit gjatë ndeshjes së sotme. 22-vjeçari dhuroi një goditje të bukur me të djathtën, por topi u përplas në traversë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!