VIDEO/ Lokalet, Duka: Fokusi Këshilli Bashkiak, në bastionet e PS-së do jemi indiferentë

schedule11:33 - 26 Janar, 2023

schedule 11:33 - 26 Janar, 2023

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një lidhje live me studion e ABC News ka komentuar situatën e partisë që ai drejton dhe të gjithë opozitës në prag të zgjedhjeve lokale.

Duka u shpreh se partia e tij ka fokus Këshillin Bashkiak në shumicën e zonave, të vetmet bashki ku partia e tij mund të ndikojë sa i përket votave janë Durrësi dhe Shijaku.

Sipas situtatës momentale, kreu i PAA-së tha se partia e tij është detyruar të futet e vetme në zgjedhje.

Sa i përket bastioneve të PS-së, Duka tha se partia e tij do të jetë totalisht indiferente.

Pjesë nga biseda në studio:

Ku jeni ju si aleat opozitar?

Kodi zgjedhur na detyron të dalim vetëm. Fokus ynë do të jetë Këshilli Bashkiak. Kjo nuk do të thotë që nuk do të mbështesim kandidatët opozitës.

Votat tona kanë peshë në Durrës dhe Shijak, ndërsa në bashkitë e tjera ku nuk kemi numra do shikojmë vetëm për Këshillin Bashkiak.

Qëndrimi ynë në këtë gjendje është të mbështesim kandidatin e përbashkët në Durrës dhe Shijak.

Shpresojmë mos kemi kandidatë alternativ.

Do mbështesim kandidatët PD, kë?

Unë thash kandidatët e opozitës, Igli Cara. Pjesa tjetër, i cili ka qenë në zgjedhjet e pjesshme me Bashën dhe Alibeajn, janë të mbledhur ndaj Igli Carës.

Cara një kandidat i pëlqyer nga opozita dhe më tej.

Për mua s’ka interes të mbështes Berishën apo Alibeajn, por kandidatin.

Në ndonjë bashki tjetër ku ne mendojmë se kemi një numër të konsiderueshëm në do mundohemi të mbështesim kandidatin e opozitës.

Në bastionet e PS-së do të jemi indiferent.

Nëse ju pëlqen kandidati Alibeajt, do e mbështesni ?

Pçrvec Mallakastrës, që për mua është një kandidat serioz, po të isha në vend të Berishës do ta lija të lirë, vend tjetër nuk shoh dikë  që mund të mbështetet.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!