VIDEO/ Lojtari përplaset me Sarrin, tekniku bie në tokë dhe syzet i fluturojnë në ajër

schedule20:54 - 18 Janar, 2022

schedule 20:54 - 18 Janar, 2022

Një moment viral ka ndodhur sot në ndeshjen Lazio-Udinese.

Lojtari i Udineses, Pussetto ishte në duel shpejtësie me Lazzarin dhe ky i fundit e shtynë Pussetton.

Sarri ndodhej pranë lojtarëve kur për fatin e tij të keq, Pussetto humbet ekuilibrin dhe e përplas teknikun me sup duke e hedhur në tokë, madje duke ia hedhur dhe syzet të cilat u thyen.

Në plan të parë dukej një goditje e ashpër por Sarri është çuar dhe i ka dhënë dorën lojtarit duke shkëmbyer dhe buzëqeshje./ h.ll/abcnews.al