Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Liverpool nuk fal, mposht me “poker” Brentford dhe vazhdojnë të mbajnë kreun

schedule15:37 - 17 Shkurt, 2024

schedule 15:37 - 17 Shkurt, 2024

Liverpool ka arritur të fitojë bindshëm dhe pa probleme ndaj Brentford në transfertë, ku shifrat përfundimtare ishin 1-4.

Në pjesën e parë mjaftoi vetëm goli i Darëin Nunez, me sulmuesin i cili shënoi golin e epërsisë për Liverpool pas asistimit të Diogo Jota në minutën e 35’.

Pjesa e dytë foli përsëri për Liverpool, pasi të kuqtë shënuan golin e dytë me Mac Allister në minutën e 55’. Nuk vonoi shumë dhe Salah shënoi emrin e tij në listën e shënuesve, pasi një asistim nga Gapko në minutën e 68’, bëri që ylli egjiptian të trefishonte shifrat.

Goli i vetëm për Brentford erdhi nga Toney në minutën e 75’. Në përfundim të sfidës, ishte edhe Gapko i cili shënoi duke çuar shifrat në 1-4.

Me këtë rezultat, Liverpool ndodhet në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa Brentford në vendin e 14 me 25 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!