Liverpool ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së të katërt të Premier League, ndaj Leeds United me shifrat e pastra 0-3. Djemtë e Jurgen Klopp ishin ndjeshëm më lart se kundërshtari fizikisht dhe teknikisht.
Në minutën e 20, Mohamed Salah shënoi golin e parë të sfidës. Edhe fraksioni i dytë nisi me gol, teksa këtë herë ishte Fabinho ai që e shtyu topin në rrjetë në minutën e 50.
Më pas, pa mbërritur një orë lojë ndodhi episodi më i dhimbshëm dhe delikat i ndeshjes. Pascal Strujik ndërhyri në mënyrë të dhunshme në mesfushë, në një pozicion aspak të rrezikshëm ndaj Harvey Elliot.
Dëmtim i rëndë për 18-vjeçarin, që sigurisht la fushën dhe tashmë pret të mësojë dëmtimin. Në pamje të parë duket dëmtim serioz në kyçin e këmbës, por konfirmimin e japin mjekët. Ndërkohë, Strujik u ndëshkua me të kuq.
Harvey Elliot’s injury ? https://t.co/UuSmExKaMY
— akid (@akidhariz) September 12, 2021
Si për të marrë hak për dëmtimin e talentit 18-vjeçar, Liverpool shënoi edhe golin e tretë. Sadio Mane tundi rrjetën në minutën e dytë shtesë dhe vulosi shifrat 0-3 të kësaj sfide. Liverpool numëron 10 pikë pas 4 ndeshjesh. Leeds ka grumbulluar vetëm 2 të tilla. /abcnews.al