Nodhi ajo që pritej, me “Të Kuqtë” e Liverpool, që zunë një vend mes katër “më të mirëve” në trofeun EFL Cup, teksa në “Anfield Road” mundën në çerek-finalet e kompeticionit, “Çekanët” e West Ham, me rezultatin e thellë 5 me 1, duke dhuruar kështu spektakël për tifozët e pranishëm në “mitikun” anglez.
Për golat e djemve të Jurgen Klopp menduan Domonik Szoboszlai, në minutën e 28’-të, Cody Gakpo, në minutën e 71’-të, Mohamed Salah, në minutën e 82’-të, si dhe talenti i akademisë së “Të Kuqve”, Curtis Jones, me këtë të fundit, që shënoi një dopietë në minutat 56’ e 84’, ndrësa për golin e “nderit” të miqve mendoi “fantazisti” anglez, Jarred Bowen me golin e tij, në minutën e 77’-të të sfidës.
Falë këtij rezultati, “Të Kuqtë”, siç theksuam edhe më lart shkojnë në fazën e gjysmë-finaleve të këtij kompeticioni, teksa si kundërshtarë të mundshëm do të kenë një prej skuadrave të Middlesbrough, Fulham apo Chelsea. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: