Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Liverpool është rikthyer, “Çekiçët” dorëzohen para Salah

schedule19:33 - 31 Janar, 2021

schedule 19:33 - 31 Janar, 2021

Liverpool është rikthyer dhe sot ka marrë tre pikë me vlera ndaj një skuadre si West Ham United, që i kishte fituar katër ndeshjet e fundit. “The Reds” ia dolën me rezultatin 1-3, në një ndeshje që nuk pati asnjë gol në pjesën e parë.

Mohamed Salah për 10 minuta zgjidhi gjithçka, duke shënuar dy gola. Në të dytin ishte protagonist edhe Xherdan Shaqiri, i cili dha një pasim perfekt për egjiptianin. Wijndalum në minutat e fundi realizoi edhe të tretin dhe i mbylli llogaritë.



Dawson shënoi golin e nderit dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 1-3. Po me këto shifra kishte fituar më parë Leeds United kundër Leicester, çka i hapi rrugë skuadrës së Liverpool për të marrë vendin e tretë në klasifikim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!