Festa e titullit kampion, duket se ka zgjatur shumë për Liverpoolin. Në takimin kundër Manchester Cityt në “Etihad Stadium”, të kuqtë po munden me rezultatin 3-0 në 45 minutat e para.
De Bruyne, Sterling dhe Foden, shënuan për “Cityzens” në pjesën e parë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 3-0. Lojtari më i mirë i këtyre 45 minutave të para, ishte padiskutim Foden.
Talenti anglez asistoi golin e dytë që u shënua nga Sterling, si dhe shënoi vetë golin e tretë, duke konkretizuar një aksion shumë të bukur të ndërtuar nga këmbët e tij./abcnews.al