“Lironi fushat”, ky është mesazhi i Sherif Kallakut, mesfushorit fantazist të Teutës, i cili për të disatën herë mban një qëndrim në lidhje me sjelljen e qeverisë karshi futbollit. Së fundmi debati është për rinisjen e kampionateve.
Akoma qeveria nuk e ka marrë një vendim, edhe pse FSHF ka dërguar dy shkresa dhe pret që të ulet në tavolinë për të biseduar në lidhje me protokollin sanitar që klubet do të përdorin për të luajtur futboll pa rrezikuar infektimin e atyre që ushtrojnë këtë sport.
https://streamable.com/a07pq0
Për të mbetur te Kallaku, ai ka zgjedhur sërish rrjetet sociale dhe ka postuar një video nga filmi i njohur në vendin tonë, “Tomka dhe shokët e tij”. Aty shfaqet edhe Edi Rama, kryeministri i vendit, i cili është shënjestruar edhe më parë nga futbollisti i Teutës. /abcnews.al