VIDEO/ Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit te “Mbretëresha Geraldinë”

schedule15:03 - 8 Korrik, 2024

schedule 15:03 - 8 Korrik, 2024

Vjen në jetë foshnja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila në një postim në rrjetin social Facebook, thekson se foshnja ka ardhur në jetë me një peshë prej 6150 gramë, përmes një lindjeje të suksesshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albana Koçiu (@albanakociu)

“Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Mirënjohje nga  për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.”, ka shkruar ministrja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!