Lille marshon drejt titullit kampion, ndërsa Leicester në Angli vë në dyshim pjesëmarrjen në Champions League, pasi u mposht në shtëpi nga Newcastle. Kryesuesit e Ligue 1 ia kanë dalë të fitojnë në transfertë kundër Lens me rezultatin 0-3 dhe i kanë në dorë vetë fatet e titullit kampion.
Burak Yilmaz shënoi me penallti që në fillim, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë realizoi një perlë nga distanca dhe qetësoi skuadrën e tij. Lens ua bëri edhe më të lehtë, pasi Michelin për 6 minuta mori dy kartonë të verdhë dhe la ekipin e tij nga minuta e 35-të me 10 lojtarë.
Pas një ore lojë Jonathan David shënoi edhe golin e tretë dhe Lille me këtë fitore numëron 4 pikë më shumë se PSG, që nesër ka një ndeshje të vështirë në transfertë kundër Rennes. Lille mbetet favorite, pasi në dy javët e fundit luan ndaj St Etienne e Angers, ekipe që nuk kanë asnjë objektiv.
LEICESTER – “Dhelprat” kanë komplikuar gjithçka, pasi janë mposhtur 2-4 nga Newcastle në shtëpi dhe në tre javët e fundit përballen me Chelsea, Manchester United dhe Tottenham, duke e bërë të vështirë pozicionimin në zonën Champions.
West Ham United, nëse fiton të dielën me Everton, ka një kalendar më të favorshëm. Sa i takon ndeshjes së sotme, Leicester gaboi shumë. Soyuncu fali golin e parë, të shënuar nga Willock, kurse në golin e dytë Dummet nuk pyeti për asnjë kundërshtar pas një goditjeje këndi.
Gafat në mbrojtje nuk kishte mbaruar dhe ishte Callum Willson që përfitoi dhe shënoi golin e tretë. Sulmuesin realizoi edhe të katërtin, kurse Leicester reagoi shumë vonë me Albrighton. Mesfushori realizoi një gol të bukur, që u pasua edhe nga një tjetër i Iheanacho, që nuk patën ndonjë vlerë në fund. /abcnews.al