VIDEO/ Lewandowski në histori, Blendi Idrizi gjen golin e parë në Bundesligë

schedule17:26 - 15 Maj, 2021

schedule 17:26 - 15 Maj, 2021

Robert Lewandowski barazon rekordin e Gerd Muller, Eintracht Frankfurt bën “vetëvrasje” ndaj Schalkes së rënë nga kategoria, ndërsa gjen golin e parë në Bundesligë Blendi Idrizi. Kampionët e Bayern Munchen e mbyllën në barazim 2-2 takimin jashtë fushe me Freiburg.

 

Rezultatet e sotme

Minuta e 26-të solli një penallti për bavarezët. Lewandowski nuk gaboi, dërgoi topin në rrjetë dhe gjeti golin e 40-të sezonal në kampionat, duke barazuar rekordin e legjendës Gerd Muller. Bomberi polak ka edhe një ndeshje në dispozicion për të shënuar sërish.

Serge Gnabry realizoi golin tjetër të ekipit udhëtues. Eintracht Frankfurt humbi 4-3 në fushën e Schalke 0-4, rezultat që me shumë mundësi i ka dhënë fund shpresave për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një nga golat e ekipit vendas, që ka kohë që ka prerë biletën për në Bundesliga 2, e shënoi Blendi Idrizi. Ishte minuta e 52-të kur 23-vjeçari dardan (3 ndeshje me Kosovën U21) mori një asist me finte nga Huntelaar, avancoi bukur drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë.

Goli i parë në ndeshjen e dytë në elitën e futbollit gjerman për mesfushorin ofensiv. Werder Bremen humbi 2-0 në fushën e Augsburg dhe rrezikon seriozisht rënien një kategori më poshtë. Milot Rashica u fut në fushë në minutën e 56-të, por nuk ia doli të ndihmojë ekipin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!