VIDEO/ Lëvizje vigjilente brenda hotelit të Nikulajt, ja si “turistët” anglezë kontrollonin çdo gjë

schedule10:09 - 28 Prill, 2023

schedule 10:09 - 28 Prill, 2023

SHËNGJIN- Të tjera pamje publikohen nga anëtarët e grupit, të cilët morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Nga disa pamje, të siguruara nga ABC News, vihen re lëvizjet e informatorëve brenda hotelit të Nikulajt. Ata fillimisht u prezantuan si turistë, por në fakt misioni i tyre rezultoi krej tjetër.

Ata mbanin nën vëzhgim gjithçka dhe raportoni për lëvizjet e 52-vjeçarit, i cili ishte objektivi kryesor i tyre.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se kanë qenë 6 persona të përfshirë në këtë ngjarje, 5 të huaj dhe një shqiptar, ndërsa vrasësi është shtetas portugez. Ai theksoi se vrasja është kryer për motive gjakmarrjeje.

Sipas Rrumbullakut, autorët e përfshirë në këtë krim kanë hyrë në Shqipëri si turistë, dhe menjëherë pas vrasjes së Nukulajt janë larguar nga vendi.

“Ju bëra të qartë klasifikimin, që ka të bëjë me vrasje me paramendim për çështjeje gjakmarrjeje. Autorët pas kryerjes së krimit kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Nga hetimet, jemi para një organizmi pasi kemi të bëjmë me shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë si vizitorë në Shqipëri dhe tani i qëndrojmë parime që krimit nuk njeh kufi”, tha Rrumbullaku.

 

Autorët e dyshuar të përfshirë në vrasje:

Edmonmd Haxhia (nën hetim si porositës i vrasjes) Ruben Saraiva (shtetas portugez, vrasësi) dhe 4 shtetas britanikë,  Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman./n.m. abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!