Bayer Levekusen nuk e ndali as këtë të dielë, ecurinë perfekte, duke e bërë formalitet fitimin e titullit të parë në histori. “Aspirinat” mposhtën me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Wolfsburg, në përballjen e vlefshem për javën e 25-të të kampionatit, duke ruajtur kështu diferencën prej 10 pikësh me “Bavarezët”, kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi i Bundesliga.
Një ndeshje pa shumë histori në “BayArena” e diktuar sidomos nga ndëshkimi i qendërmbrojtësit gjerman, të Wolfsburg, Moritz Jenz me kartonin e kuq, që në minutën e 28’-të dhe vetëm pas nëntë minutash lojë anësori spanjoll i krahut të majtë të fushës, Grimaldo dërgoi topin në rrjetën e Casteels, për ta mbyllur në avantazh pjesën e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e teknikut, Xabi Alonso tentoi të gjente edhe golin e dytë dhe të sigurisë së sfidës, gol, që erdhi vetëm katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me “fantazistin” e talentuar gjerman, Florian Wirtz, që dërgon në rrjetë një pasim fantastik të Palacios, duke i lënë kështu “Jeshilët” e Wolfsburg, në vendin e 13-të të tabelës, me 25 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: