“Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë vazhduar serinë e fitoreve në Kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga, teksa “viktima” e radhës ka qenë skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollit gjerman, Heidenheim.
Djemtë e drejtuar nga tekniku Xabi Alonso arritën të fitojnë me rezultatin e thellë 4 me 1, ku protagonistë të golave ishin “bomberi” nigerian, Victor Boniface, i cili shënoi një dopietë në minutat 9’ e 74’ të sfidës, si dhe Hofmann e Adli, që shënuan nga një gol në miuntat 63’ e 82’, ndërsa për të “vulosur” rezultatin, 4 me 1 mendoi “bomberi” i Heidenheim, Eren Dincki, me golin e tij, në minutën e 58’ të sfidës.
Me këtë rezultat, Leverkusen rikthehen sërish në vendin e 2-të të renditjes, me 13 pikë, po aq sa Bayern Munich i vendit të parë, por me një golavarash më të mirë se “aspirinat”, ndërsa skuadra e Heidenheim mbetet në vendin e 13 të renditjes me 4 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: