Real Madrid fitoi me rezultat tenistik ndaj Levandes në “Santiago Bernabeu”, teksa madrilenët i dhanë një “shuplakë” skuadrës mike drejt rënies nga kategoria.
Plot 6 gola arritën të shënonin të besuarit e Carlo Ancelottit, ku protagonistë ishin Mendy 13’, Benzema 19’, Rodrygo 34’, ndërsa Vinicius vulosi fitoren me hat-trick 45’, 68’, 83’.
Pas kësaj humbje e cila çon drejt rënies Levanden, ishte kapiteni Jose Morales i cili pas ndeshjes nuk ka mbajtur dot lotët gjatë deklaratës së tij.
Për ta ngushëlluar mendoi Vinicius Jr i cili edhe pse shënoi hat-trick, braziliani preferoi të përqafonte kundërshtarin e tij. Një gjest human nga ana e lojtarit madrilen ndaj kundërshtarit të tij, Morales.
El Levante descendió de categoría y José Morales con lágrimas en los ojos dio unas palabras, Vinicius Jr lo vio y se acercó a conmoverlo con un abrazo ?? pic.twitter.com/h0mw6FByrn
— Ale Silva (@alesilvaper) May 12, 2022
/f.a/abcnews.al