Levante po luan në shtëpi kundër Real Betis dhe Enis Bardhi ka gjetur rrugën e rrjetës. Shqiptari nga Shkupi, i cili është pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut (5 gola në 27 ndeshje), ka realizuar golin e dytë të skuadrës vendase në minutën e 35-të.
24-vjeçari veproi nga krahu i majtë dhe lëshoi një diagonale të saktë drejt portës së Betis. Topi në rrjetë dhe goli i katërt në La Liga për këtë sezon për Bardhin, i cili numëron edhe dy asiste.
Më parë kishte zhbllokuar shifrat Borja Mayoral. Levante udhëheq 2-0 kundër ekipit andaluzian dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt marrjes së tre pikëve në duelin e sotëm. /abcnews.al