Schaffhausen ka fituar me rezultatin 2-1 kundër ekipit të Grasshoppers, që kryeson në Challenge League në Zvicër dhe është favorit për t’u rikthyer në elitën e futbollit zviceran.
Në fushë nga minuta e parë për skuadrën mike ishte edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani. Anësori i majtë ka dalë kokulur në fund të kësaj përballje, që u vendos nga një ish-lojtar i Superiores.
https://streamable.com/cta7ju
Emiliano Mozzone, autor i katër golave me Bylisin vjet, shënoi në portën e Grasshoppers në minutën e 72-të dhe i dha fitoren skuadrës së tij. Për uruguaianin ky ishte goli i dytë në kampionat, në tetë ndeshje. /abcnews.al