VIDEO/ Lenjani asist në ndeshjen ku u shënua një kryevepër me akrobaci

schedule21:23 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 21:23 - 5 Dhjetor, 2021

Grasshoppers ka fituar 4-0 në transfertë kundër St Gallen, në një ndeshje ku protagonist edhe anësori i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

Mbrojtësi i majtë asistoi në golin e tretë të shënuar nga Mamadou Kaly Sene. Po asist dha edhe Shkëlqim Demhasaj, në golin e fundit të Grasshoppers.

Në këtë ndeshje mori vëmendjen më së shumti goli i dytë, i shënuar nga Sene, me një lëvizje akrobatike. Golin mund ta shikoni KËTU. / abcnews.al