Pritej një fitore, mirëpo nuk erdhi kurrë. “Demat” gjermanë të RB Leizpig nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1, në transfertën e “Weserstadion”, ndaj “Të Gjelbërve” të Werder Bremen, në përballjen e vlefshme për përballjen e javës së 16-të dhe të fundit për vitin 2023, të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Të gjithë golat e sfidës erdhi në fragmentin e dytë të lojës, teksa fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti “bomberi” belg i Leipzig, Lois Openda, i cili me një goditje potente dërgon topi në rrjetën e vendasve, me këta të fundit, që gjetën barazimin në minutën e 75’-të, më anë të anësorit të sulmit, Justin Njinmah, me 23-vjeçarin, që pas një pasimi të Stage ndëshkon “Demat”.
Falë këtij rezultati, skuadra e teknikut Marco Rose ngjitet në kuotën e 33 pikëve, duke e mbyllur momentalisht vitin 2023, në vendin e 3-të të tabelës, “Të Gjelbër” e Werder Bremen e mbyllin vitin kalendarik, në vendin e 13-të të renditjes, me vetëm 16 pikë, pas plot 16 javësh të kampionatit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Lois Openda, 0-1:
Goli i Justin Njinmah, 1-1: