Leipzig dhe Wolfsburg janë dy skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Ekipi i Nagelsmann mposhti 4-0 në shtëpi Bochum, që garon në Bundesliga 2.
Amadou Haidara dhe Marcel Sabitzer gjetën rrjetën në fraksionin e parë të takimit, teksa në 45 minutat e dyta realizoi një dygolësh danezi Yussuf Poulsen.
“Ujqit” iu falën golit të Wout Weghorst për të thyer 1-0 Schalke 04. Sulmuesi holandez, golashënuesi më i mirë i Wolfsburg gjeti golin në minutën e 40-të.
Vendasit fituan një penallti, 28-vjeçari gaboi nga pika e bardhë, teksa ia doli të dërgojë topin në rrjetë pas pritjes së portierit mik. /abcnews.al