VIDEO/ Leicester shkatërron Burnley, merr kreun e Premier League

schedule21:51 - 20 Shtator, 2020

schedule 21:51 - 20 Shtator, 2020

Janë vetëm dy javë të luajtura, por Leicester ndodhet në krye të Premier League. Pasi triumfuan 0-3 kundër Ëest Brom, “Dhelprat” e Brendan Rodgers shkatërruan me shifrat 4-2 ekipin e Burnley, duke grumbulluar gjashtë pikë nga gjashtë të mundshme.

Për Leicester, shënuan Barnes, Pieters (autogol), Justin dhe mesfushori belg, Denis Praet. Dy golat për miqtë e Burnley u shënuan nga Ëood dhe Dunne.

Leicester është shndërruar në një nga ekipet më të forta në Premier League dhe sezon pas sezoni, tregojnë ritme të larta dhe marrin rezultate të shkëlqyera. Kujtojmë që “Dhelprat” edhe e kanë fituar Premier League, në sezonin 2015/16./abcnews.al

GOLAT/ LEICESTER  4-2  BURNLEY