VIDEO/ Leicester i pandalshëm, mund Chelsean dhe merr kreun

schedule23:06 - 19 Janar, 2021

schedule 23:06 - 19 Janar, 2021

Leicester City mori sot fitoren e katërt radhazi në Premier Legaue, duke mundur me shifrat 2-0 Chelsean. Gjithçka u mbyll në pjesën e parë, kur “Dhelprat” shënuan dy gola.

Fillimisht ishte Ndidi, që në minutën e 6 kaloi të tijtë në avantazh dhe më pas Maddison shënoi sërish në minutën e 41, duke ia bërë të pamundur Chelesas të përmbysë shifrat dhe marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Golat e LEICESTER CITY-CHELSEA

Para kësaj ndeshje u zhvillua edhe West Ham-West Brom dhe londinezët fituan me shifrat 2-1. Me këtë triumf Leicester merr përkohësisht kreun e renditjes me 38 pikë, një më shumë se United, që ka një ndeshje më pak. Chelsea “rrëshqet” në vendin e 8. /abcnews.al