Ashtu siç pritej, skuadra e Legia Warzaw, pjesë e së cilës janë edhe dyshja shqiptare, Jurgen Çelhaka dhe Ernest Muçi kanë arritur të sigurojnë një fitore komode, ndaj boshnjakëve të Zrinjski, duke arritur me “një këmbë” në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.
Përsa i përket fitores së mbrëmjes së kësaj të mërkure, golat erdhën të dy në pjesën e parë, me Augustinyak e Josue, që gjetën rrugën e rrjetës së kundërshtarit, në minutat 14’ e 30’, duke e mbyllur shpejt sfidën ndaj boshnjakëve.
Ndërkaq, sa i përket pikëve në grupin E, të këtij kompeticioni, Legia ngjitet në vendin e parë me 9 pikë dhe është shumë pranë kualifikimit për në fazën tjetër, pas tyre në grup vijnë Aston Villa, AZ Alkmaar e Zrinjski, me nga 7, 4 e 3 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Rafal Augustinyak, 1-0:
Goli i Josue, 2-0: